Please enter at least 3 characters.

Drejtuesit e FFK-së vizitojnë Arben Beqirin, Agim Ademi i jep kurajë duke i treguar se vetë e ka mposhtur këtë sëmundje

2020/01/ffk-arben-beqiri.jpg

Drejtuesit e futbollit kosovar apo më saktë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë qëndruar në sot (e mërkurë) në shtëpinë e portierit, Arben Beqiri.

Portieri i Trepçës ’89 ditë më parë kishte bërë të ditur se ishte diagnostikuar me tumor në lukth.

Tanimë, bashkëlojtarë e njerëz të tjerë futbolldashës i kanë dalë në ndihmë Beqirit për ta luftuar këtë sëmundje.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, bashkë me nënkryetarin, Bakir Burri dhe sekretarin, Eroll Salihu, sot (vizituan dhe shprehën përkrahje për Beqirin.

Ademi i dha kurajë portierit mitrovicas, duke treguar se edhe ai vetë kishte mposhtur këtë sëmundje.

FFK’ja bashkë me krerët e saj e ndihmuar edhe financiarisht portierin Beqiri.