Please enter at least 3 characters.

Drejtuesit botërorë dërgojnë video mesazhe shkaku i COVID-19, por jo edhe Donald Trump: Presidenti amerikan dëshiron të mbajë fjalimin në OKB

2020/07/donald-trump-united-nations-laughter-scaled.jpg
232:"US President Donald Trump addresses the 73rd session of the General Assembly at the United Nations in New York September 25, 2018. (Photo by TIMOTHY A. CLARY / AFP) (Photo credit should read TIMOTHY A. CLARY/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson të mbajë fjalimin e përvitshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në muajin shtator.

Të gjithë liderët e tjerë botërorë do të flasin përmes video lidhjeve për shkak të pandemisë së coronavirusit, shkruan politico.

Sesioni vjetor i Asamblesë së Përgjithshme ishte menduar të ishte një festë njëjavore e 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara, por Sekretari i Përgjithshëm i saj, Antonio Guterres u bëri thirrje drejtuesve të dërgojnë video deklarata për shkak të problemeve të udhëtimit gjatë pandemisë, transmeton Telegrafi.

"Shpresojmë që Presidenti Trump me të vërtetë do të flasë personalisht në Asamblenë e Përgjithshme. Ai do të jetë udhëheqësi i vetëm botëror që do të flasë personalisht", tha Ambasadori amerikan në OKB, Kelly Croft pranë Institutit Ndërkombëtar të Diplomacisë Meridian.

Ajo shtoi se fokusi do të jetë në çështjet e të drejtave të njeriut, transparencën dhe përgjegjshmërinë.

Shtetet e Bashkuara janë tradicionalisht vendi i dytë pas Brazilit që i drejtohen Asamblesë së Përgjithshme, e cila fillon në 22 shtator të këtij viti. /Telegrafi/