Please enter at least 3 characters.

Drejt martesës pas 40 vitesh, tani Ricky Gervais po ndryshon mendje për një arsye të pazakontë

Ricky dhe Jane

Komediani britanik, Ricky Gervais, pas rreth 40 vitesh lidhje me partneren e tij Jane Fallon, ka deklaruar se mund të martohet vetëm për një arsye: për të shmangur taksën e trashëgimisë.

Gervais, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 141 milionë funte, tha se taksat janë arsyeja e vetme që mund ta bindin të martohet me Fallon, e cila ka një pasuri të vlerësuar në rreth 1.3 milionë funte.

Çifti ka jetuar së bashku për katër dekada, por prej kohësh ka vendosur të mos martohet dhe të mos ketë fëmijë.

Ricky dhe Jane

Sipas ligjeve në Mbretërinë e Bashkuar, çiftet e pamartuara nuk përfitojnë automatikisht nga përjashtimi nga taksa e trashëgimisë.

Në raste të caktuara, pasuria mbi pragun e përcaktuar mund të tatohet me normë prej 40 për qind, gjë që për Gervais do të nënkuptonte një shumë shumë të madhe.

Komediani zotëron disa prona me vlerë të lartë, përfshirë një vilë me nëntë dhoma gjumi në Hampstead të Londrës, të vlerësuar rreth 14.75 milionë funte, apartamente në New York dhe një shtëpi pranë lumit në Marlow.

Së fundmi ai ka marrë edhe leje për ndërtimin e një vile të re me vlerë rreth 5 milionë funte.

Vendimi i mundshëm për martesë vjen në një periudhë të rëndësishme për çiftin, pasi Jane Fallon po përballet me kancerin e gjirit, i cili u zbulua në një fazë të hershme gjatë një mamografie rutinë në mars.

Ajo më vonë bëri të ditur se pas operacionit të parë, mjekët kishin hequr pothuajse të gjithë masën dhe se edhe ndërhyrja e dytë kishte kaluar me sukses. /Telegrafi/