Please enter at least 3 characters.

Drake publikon për herë të parë fotografinë e djalit të tij

2020/03/Drake-1.jpg
250:"TORONTO, ON - JUNE 13: Toronto rapper Drake watches a screen alongside other Toronto Raptors fans as they gather to watch Game Six of the NBA Finals outside of Scotiabank Arena on June 13, 2019 in Toronto, Canada. (Photo by Cole Burston/Getty Images)
12:"Getty Images

Reoperi kanadez, Drake, deri më tani ka qenë tejet i rezervuar sa i përket jetës së tij private.

Së fundmi ai ka vendosur të shpalosë më shumë sa i përket familjes së tij, duke publikuar për herë të parë imazhin e djalit të tij, Adonis, shkruan Mirror.

Ai i befasoi të gjithë përmes këtij vendimi, edhe pse djali i tij i vogël nuk ngjan fare me të e as me nënën e fëmijës, Sophie Brussaux. Vogëlushi dyvjeçar, ka lëkurë të bardhë, flokë bionde dhe sy të kaltër, tipare të cilat nuk i posedon asnjëri nga prindërit e tij.

Në fakt, krijuesi i hitit "In My Feelings" u hutua aq shumë nga pamja e Adonisit, saqë kërkoi dy teste të ADN-së për të parë nëse ai është babai i vërtetë i fëmijës.

Por, tani është zbuluar se ku Adonis merr saktësisht pamjen e tij nga nëna e Drake, Sandi Graham. Edhe reperi 50 Cent komentoi dukjen e Adonis pasi Drake e kishte publikuar fotografinë.

"Drake e kishte nënën e tij një njeri të shkëlqyeshëm, gjenet e saj janë të forta", kishte shkruar ai.

Drake dhe nëna e tij Sandy Graham (Foto: WireImage)

Drake i ndau fotografitë sepse nuk është në gjendje ta shohë djalin e tij mes shpërthimit të coronavirusit.

"Më pëlqen dhe më mungon familja dhe miqtë e mi të bukur dhe nuk mund të pres ditën e gëzueshme kur të gjithë jemi në gjendje të ribashkohemi", ka theksuar ai.

Pasi fillimisht e mbajti sekretin e këtij lajmi, Drake konfirmoi se djali tij kishte lindur pas publikimit të albumin "Scorpion". Adonis ka ardhur në jetë në tetor të vitit 2019. /Telegrafi/