Please enter at least 3 characters.

Dortmundi planifikon kontratë të re për Haaland dhe rritjen e klauzolës së norvegjezit

2020/10/3nwS_693fEl_lo.jpg
437:"HAALAND Erling Team BVB Fussball Bundesliga Saison 2020-2021 Spiel BVB - Borussia Moenchengladbach 3 : 0 am 19. September in Dortmund DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and/or QUASI-VIDEO *** HAALAND Erling Team BVB Fussball Bundesliga Saison 2020 2021 Game BVB Borussia Moenchengladbach 3 0 on 19 September in Dortmund DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and or QUASI VIDEO
25:"imago images/Laci Perenyi

Erling Haaland është njëri nga sulmuesit e rinj më të mirë në botë.

Sulmuesi norvegjez iu bashkua Dortmumdit në janar nga RB Salzburg dhe ka shkëlqyer me verdhezinjtë.

Gjithsesi e ardhmja e tij duket se do të jetë larg Signal Iduna Park duke parë interesimin e madh të gjigantëve evropianë.

Për ta shmangur një humbje të shpejtë të lojtarit, Dortmund po planifikon zgjatjen e kontratës së tij edhe për dy vite pasi kjo aktualja skadon në verën e vitit 2023.

BVB është në bisedime me agjentin e norvegjezit, Mino Raiola për një kontratë deri në vitin 2025 ku do të ketë edhe rritje të klauzolës.

Aktualisht Haaland ka klauzolë largimi prej 75 milionë euro nga klubi gjerman.

Por BVB synon që me kontratën e re t'ia rritë klauzolën e largimit Haalandit në 130 milionë euro.

Real Madrid, Manchester City, Manchester United e Juventus janë skuadrate interesuara për yllin norvegjez. /Telegrafi/