Dortmundi nuk do ta lejojë largimin e Sanchos
259:"LONDON, ENGLAND - MARCH 22: Jadon Sancho of England during the 2020 UEFA European Championships Group A qualifying match between England and Czech Republic at Wembley Stadium on March 22, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images
30/04/2019
Talenti anglez, Jadon Sancho, ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Mirëpo, Borussia Dortmundi ka marrë vendim që 19-vjeçari të mos largohet nga Signal Iduna Park gjatë verës që vjen.
Pavarësisht tentative të Manchester Cityt dhe Real Madridit për të transferuar mesfushorin, drejtuesit e BVB nuk duan ta lejojnë largimin e tij së paku edhe për një ose dy sezone.
Te Dortmundi kanë vendosur që talenti të qëndrojë më gjatë për të bërë më pas hapin e madh në karrierë, me ç'rast ata mund ta shesin për një shumë të majme.
Sancho rrjedh nga Akademia e Watfordit dhe Manchester Cityt, ndërsa karrierën profesionale e ka nisur te Borussia Dortmundi.


