Please enter at least 3 characters.

Dorëheqja e Zejnullahu-Raçit nga SHSKUK-ja, bordi po shqyrton kërkesën e saj

2023/01/96121665662925-560x404-1-e1674723975796.jpg

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se në këto momente është mbledhur bordi për të aprovuar kërkesën e Zejnullahu-Raçit për dorëheqje.

Telegrafi gjithashtu ka kontaktuar edhe me Zejnullahu-Raçin për të marrë një përgjigje por e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatave tona.

Ajo ishte emëruar në këtë pozitë në gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/