Donte t’ia dhuronte gruas, bëhet viral momenti kur fëmija i vogël ia ‘rrëmben’ fanellën Rashicës
Një moment sa i papritur, aq edhe emocionues ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pas fitores 3-0 të Besiktasit ndaj Alanyaspor në çerekfinale të Kupës së Turqisë, rezultat që i siguroi bardhezinjve kalimin në gjysmëfinale.
Protagonist i kësaj skene ishte ylli kosovar, Milot Rashica, i cili përveç kontributit në fushë, dhuroi edhe një moment unik jashtë saj.
Sulmuesi kosovar u aktivizua në pjesën e dytë dhe vetëm pak minuta pas hyrjes në lojë arriti të asistojë, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë një fitore të rëndësishme në rrugën drejt trofeut.
Pas përfundimit të ndeshjes, Rashica vendosi t’ia dhuronte fanellën e tij bashkëshortes, e cila ishte në tribuna, një gjest i zakonshëm për futbollistët pas sfidave të mëdha. Por, gjithçka mori një kthesë të papritur.
Teksa ai po afrohej për ta dorëzuar fanellën, një fëmijë i vogël i doli përpara dhe, me një shpejtësi dhe vendosmëri mbresëlënëse, ia “rrëmbeu” fanellën nga duart.
😅 Milot Rashica, attığı formayı başka bir çocuk alınca pişman oldu.
📹 Bedirhan Okuyucu
🔗 #işbirliği | @Stablex_Turkiyepic.twitter.com/CANtbZWVjG
— Sabah Spor (@sabahspor) April 23, 2026
Reagimi i Rashicës ishte po aq i bukur sa momenti - ai buzëqeshi dhe e la fanellën në duart e vogëlushit, duke e bërë edhe më të veçantë këtë skenë.
Pamjet u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, duke marrë mijëra reagime dhe komente komike nga tifozët, të cilët e cilësuan momentin si një nga më të bukurit jashtë fushës këtë sezon. /Telegrafi/
Milot Rashica'nın paylaşımı: "Eşim bunu doğum günü olan başka bir çocuğa vermek istemişti ama şimdi bu ufaklık kaptı 😅🖤🤍" pic.twitter.com/WiYSmhs3Hj
— Eagle Media (@Eaglemedia__) April 24, 2026


