Please enter at least 3 characters.

“Don’t Stop Me Now” – kënga më e mirë për të ushtruar

2016/01/f.0726112835839_m.jpg

Ky hit i rokut klasik ka kryesuar listën prej dhjetë këngëve më të mira për stërvitje, në hulumtimin e bërë nga kompania “Tesco Phone”.

Pas këngës së “Queen” (që ka fituar 15 për qind të votave), gjendet “Eye Of The Tiger” e grupit “Survivor” (me 14 për qind), ndërsa Tina Turner me hitin “The Best” zë vendin e tretë (me tetë për qind).

Në dhjetë këngët më të mira për ushtrime janë përfshirë edhe “Born This Way” (Lady Gaga), “Firework” (Katy Perry) dhe “Sexy And I Know It” (LMFAO). /Telegrafi/