Please enter at least 3 characters.

Donatorët premtojnë 12 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin

2020/11/115614790_gettyimages-1189411823.jpg

Qeveritë botërore kanë premtuar 12 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin deri në vitin 2024, por me disa kushte të caktuara, tha ministri finlandez i Zhvillimit dhe Tregtisë, Villa Skinnari.

Donatorët gjatë një takimi dy ditor kanë premtuar më shumë se tre miliardë për vitin e parë si pjesë e një plani katër-vjeçar.

"Donatorët kanë premtuar më shumë se tre miliardë për vitin e parë nën planin katër-vjeçar" nga 2021 në 2024 ", me një angazhim vjetor që duhet të mbetet i njëjtë çdo vit, duke bërë 12 miliardë gjatë katër viteve", tha Ville Skinnari, raporton ap.

Kjo është më pak se 15 miliardë të premtuara në konferencën e hershme ndërkombëtare për Afganistanin në vitin 2016, por kjo ishte ende në mes të pandemisë së coronavirusit.

Ministri i Jashtëm Afganistan, Mohammad Hanef Atmar e mirëpriti njoftimin e ndihmës.

"Është vërtet jashtëzakonisht bujare", tha ai. "Ne thjesht po kalojmë një nga tragjeditë më të mëdha në histori, pandeminë e COVID-19. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që në këtë moment të vuajtjeve të përbashkëta (...) angazhimi juaj për Afganistanin mbetet i fortë", tha ai. /Telegrafi/