Please enter at least 3 characters.

Dominic McLaughlin shfaqet për herë të parë si Harry Potter në trailerin e ri të HBO

Seriali i ri i “Harry Potter” ka marrë vëmendje të madhe pas publikimit të pamjeve të para nga HBO, ku për herë të parë shfaqet Dominic McLaughlin në rolin e djaloshit magjistar.

Aktori 12-vjeçar skocez shihet në trailer duke u drejtuar drejt platformës ikonike “9¾”, ndërsa në skena të tjera shfaqet duke luajtur Kuidiç dhe duke dëgjuar Ollivander-in t’i thotë se prej tij priten “gjëra të mëdha”.

Produksioni i ri televiziv vjen rreth 15 vite pas përfundimit të filmave origjinalë të bazuar në librat bestseller të J.K. Rowling dhe pritet të jetë një adaptim më besnik i histories, shkruan DailyMail.

Krahas Dominic McLaughlin, në kast janë përfshirë edhe emra të njohur si John Lithgow në rolin e Albus Dumbledore dhe Nick Frost si Hagrid.

Megjithatë, seriali është shoqëruar me polemika që në fazat e para të realizimit. Një pjesë e fansave kanë paralajmëruar bojkot për shkak të debateve të vazhdueshme rreth deklaratave të autores J.K. Rowling për komunitetin transgjinor.

Ndërkohë, aktori Paapa Essiedu, i cili do të interpretojë Severus Snape, ka zbuluar se ka marrë kërcënime me vdekje pas përzgjedhjes në rol.

Sipas raportimeve, produksioni është përballur edhe me probleme të tjera në prapaskenë, përfshirë akuza për ngacmime në sheshxhirim dhe largimin e një aktori të ri që pritej të luante Ginny Weasley.

HBO megjithatë vijon promovimin e projektit, duke e konsideruar serialin si një nga publikimet më të mëdha televizive të viteve të fundit. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com