Please enter at least 3 characters.

Doli me vështirësi nga pellgu, pasi nuk e llogariti se ishte aq thellë (Video)

2016/06/ppp-e1465197380238.jpg

Shoferi që po voziste nëpër një rrugë të Australisë, ka hyrë në një pellg me ujë, por nuk e ka llogaritur se mund të ketë thellësi të madhe.

Pamjet e xhiruara, tregojnë se si Toyota Hilux bie në gropë, ndërsa drejtuesin dhe mikun e tij fillon t’i zë paniku, përcjell Telegrafi.

Makina zhytet thellë, ndërsa vrushkujt e ujit bien në xhamin e përparmë dhe fillojnë të hynë nga dyert.

“Vetëm vazhdo të lëvizësh, do t’ia dalim” dëgjohet duke thënë shoqëruesi, ndërsa shoferi e kthen në marshin e dytë, në përpjekje që të largohet.

“Nuk do ta bëjmë më kurrë këtë” dëgjohet duke thënë drejtuesi, pasi kaloi këtë eksperiencë të hidhur. /Telegrafi/