Please enter at least 3 characters.

“Do të mungojë atmosfera në ahengjet tona”- Shyhrete Behluli shpreh ngushëllime për vdekjen e Behar Morinës

2020/06/Untitled-design-5.jpg

Këngëtarja e njohur e zhanrit popullor, Shyhrete Behluli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e daullistit Behar Morina.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ndau edhe një fotografi të artistit të ndjerë.

“Do të mungojë atmosfera në ahengjet tona. U prehsh në paqe Behar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

(Foto: Instastory)

Behar Morina është një 38 vjeçar me prejardhje nga Gjakova, i cili në mbrëmjen e ditës së shtunë ka ndërruar jetë.

Ai ishte pjesë e orkestrës së njohur gjakovare të Buxhovit që e shoqërojnë duetin Doli-Jetishi. /Telegrafi/