“Do të ishte nder për mua ta fitoja Topin e Artë” - Fabian Ruiz flet për mundësinë që ta fitojë trofeun prestigjioz
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Fabian Ruiz, ka folur për mundësitë e tij për ta fituar këtë vit çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, pasi zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren spanjolle.
30-vjeçari ishte një prej futbollistëve të rëndësishëm të PSG-së në rrugëtimin drejt trofeve të mëdha sezonin e kaluar. Ai fitoi Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve me klubin francez, ndërsa më pas luajti një rol të rëndësishëm edhe në triumfin e Spanjës në Kupën e Botës.
Këto suksese kanë bërë që emri i Ruizit të përmendet mes kandidatëve për çmimin individual më prestigjioz në futboll, edhe pse konkurrenca për Topin e Artë pritet të jetë e madhe.
𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Fabian Ruiz career trophies in his illustrious career so far:
🏆 2x UEFA Champions League winner
🏆 1x FIFA World Cup
🏆 4x Ligue 1 champion
🏆 2x Coupe de France winner
🏆 3x Trophée des Champions winner
🏆 1x UEFA Super Cup winner
🏆 1x FIFA… pic.twitter.com/X7bF62jHP2
— PSG Report (@PSG_Report) July 19, 2026
“Besoj se është ëndërr e çdo futbollisti që të vlerësohet individualisht për gjithë punën e madhe që ka bërë gjatë këtij sezoni ose gjatë disa sezoneve radhazi”, ka thënë spanjolli.
“Kam pasur fatin të fitoj shumë trofe ekiporë, ndërsa më pak trofe individualë, por pse të mos ëndërroj këtë vit që të jem sa më afër fitimit të këtij trofeu, i cili është diçka vërtet e veçantë. Do të ishte një nder për mua ta fitoja Topin e Artë”, deklaroi ai.
Ruiz, i cili është pjesë e PSG-së që nga viti 2022, tashmë shpreson që paraqitjet dhe trofetë e fituar gjatë këtij viti të mjaftojnë për ta vendosur atë në garën për çmimin e madh individual. /Telegrafi/


