Do ta adhuroni: Modeli i flokëve që do të jetë trendi më i madh i këtij viti bëhet në shtëpi
Stili i viteve tetëdhjetë është kthyer
Për këtë do të falënderojmë këngëtaren Miley Cyrus, e cila në mënyrë të guximshme doli para publikut me flokët më të çmendur
Është një stil deri te shpatullat, flokë të prerë shkallë-shkallë, me balluke, krejtësisht të egër dhe të shprishur.
Qofshin flokët tuaj të hollë apo të trashë, të shkurtër apo të gjatë, të drejtë apo kaçurrelë, ju mund të gjeni stilin e përsosur të shprishur për ju që është simbol i relaksimit dhe guximit, transmeton Telegrafi.
Për të bërë një model flokësh të tillë, ju duhet një mjet mbrojtës ndaj nxehtësisë para tharjes, dhe më pas një dyllë flokësh të lehtë dhe të butë.
Nuk keni nevojë për furçë flokësh për stilim, por thjesht thani flokët me dorë, duke lëvizur vazhdimisht xhufkat, të cilat shpejt marrin formën e dëshiruar të shprishur. /Telegrafi/


