Please enter at least 3 characters.

DMX i përmirësohet gjendja shëndetësore, pasi pësoi sulm në zemër

2021/04/0_MAIN-MAIN-DMX.jpg

Ditën e djeshme (e shtunë) reperi i njohur, DMX, pësoi sulm në zemër.

Një gjë e tillë ndodhi pasi reperi kishte 'abuzuar' me lëndë narkotike në apartamentin e tij, shkruan Mirror.

Tashmë raportohet se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, pasi ishte nën kujdesin intensiv.

Avokati i DMX, Murray Richman, tani ka azhurnuar fansat për shëndetin e tij, duke thënë se ai tani po merr frymë vetë.

Përditësimi vjen pasi u raportua se fëmijët e DMX po udhëtonin në spital për ta vizituar atë.

Richman tha se nuk mund të konfirmonte raportet se DMX abuzoi me ilaçe dhe nuk ishte i sigurt se çfarë e shkaktoi sulmin në zemër.

DMX - emri i vërtetë Earl Simmons - është një nga yjet më të mëdhenj të repit që kanë dalë nga vitet 1990. /Telegrafi/