Please enter at least 3 characters.

Djegia e flamurit serb gjatë protestës në Tiranë, arrestohen tre persona

2021/12/173931_4-protest-tirana-vucic_f-770x436-1.jpg

Policia ka shoqëruar në komisariat 3 persona, të cilët dyshohet se i kanë vendosur zjarrin flamurit serb, gjatë protestave të sotme në Tiranë.

Siç mëso balkanweb, tre personat janë duke u marrë në pyetje nga policia lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë, se protesta e ditës së sotme u thërrit nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe qëllimi i saj ishte kundërshtimi i vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Nga ai takim, Berisha ka paralajmëruar të tjera protesta kombëtare, duke shtuar se nuk do të kenë të ndalur deri në rrëzimin e qeverisë aktuale.