Djali raporton të zhdukur nënën e tij në Fushë Kosovë
17/05/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është zhdukur në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur që nga 7 maji.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 07.05.2025-06:00. Më 16.05.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/


