Djali i Angelina Jole-it dhe Brad Pitt paraqet kërkesë për ndryshimin e mbiemrit
Djali i i aktorëve të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox, ka paraqitur një kërkesë për ndryshim të mbiemrit.
Ai ka paraqitur dokumente duke kërkuar një ndryshim ligjor të mbiemrit të tij, sipas TMZ. Ndryshimi do ta hiqte Pitt nga mbiemri i tij, duke e bërë emrin e tij të plotë Maddox Chivan Jolie.
Kërkesa e tij nuk është miratuar ende dhe një përfaqësues i Brad Pitt tha për People se ai nuk donte të komentonte mbi kërkesën.
Maddox bëri kërkesë për ndryshim emri menjëherë pasi hoqi mbiemrin Pitt nga kreditet e filmit të fundit të nënës së tij, "Couture".
Ai ishte një asistent regjisori në një dramë në të cilën Jolie luajti një regjisore amerikane që u diagnostikua me kancer gjiri. Filmi u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në shtator 2025.
Emri i Maddox në kredite renditet si Maddox Jolie, ndërsa shënimet e prodhimit për filmin të dhëna për shtypin gjithashtu listonin emrin e tij si Maddox Jolie.
Maddox është më i madhi nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt të cilët u divorcuan në vitin 2016.


