Dj Blunt dhe Real 1 në xhirimet e klipit të ri
15/03/2015
Dyshja e hip hopit, Blunt dhe Real 1, kanë filluar punën në projektin e ri.
Projekti i parë i vitit 2015 për Blunt dhe Real lansohet shumë shpejt dhe xhirimet e klipit tashmë kanë nisur, raporton Prive.al.
Blunt dhe Real 1 janë ende duke e shijuar suksesin e verës me remiksin me Ledri Vulën, “Nëse m’Don Ti”.
Jasht prurjeve muzikore, Blunt dhe Real 1 janë duke u angazhuar me koncerte. /Telegrafi/


