Please enter at least 3 characters.

Divani që ‘përqafon’ (Foto)

Beqarët dhe të vetmuarit, që duan një përqafim dhe shtrëngim, por nuk janë të interesuar të jenë me dikë, ky është një divan i mrekullueshëm.

Eun Kyoung Lee e ka krijuar një divan, me dy dorëza shumë elastike, ndërsa sipërfaqja është e mbuluar me një material ekstra të butë.

Përdoruesi i divanit mund të lëviz dorëzat sipas dëshirës, duke i dhënë vetit shtrëngime apo përqafime, transmeton Telegrafi.

“Ky divan ju mban dorën, njëjtë sikur e dashura, shoqja po ndonjë familjare”, ka thënë dizajneri Lee.

Varësisht nga dëshira, dorëzat dhe mbështetësja e divanit, bëjnë lëvizje të ndryshme, duke ju dhënë komoditetin dhe ndjenjën sikur jeni në shoqëri të dikujt. /Telegrafi/