Please enter at least 3 characters.

“Ditët e Diasporës” në Podujevë përmbyllet me koncertin e Shkumbin Ismailit

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se është përmbyllur mbrëmjen e së mërkurës manifestimi “Ditët e Diasporës”, me një koncert të këngëtarit Shkumbin Ismaili, i cili u mbajt në sheshin “Katër Dëshmorët”.

Koncerti solli muzikë dhe atmosferë festive për qytetarët dhe bashkatdhetarët që ndodheshin në Podujevë, duke shënuar edhe përfundimin e aktiviteteve të këtij manifestimi.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka falënderuar qytetarët dhe diasporën për pjesëmarrjen, duke thënë se “Ditët e Diasporës” edhe këtë vit sollën gjallëri, kulturë dhe momente festive në qytet.

“Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtyre ditëve të veçanta dhe që së bashku i dhamë Podujevës një atmosferë të bukur e festive”, ka thënë Bulliqi. /Telegrafi/