Dita e Presidentit, Osmani kujton Rugovën: Urtësia, demokracia dhe orientimi perëndimor janë trashëgimia e tij
24/05/2026
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 24 Majin – Ditën e Presidentit, duke vënë në pah figurën dhe trashëgiminë politike të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Në një postim, Osmani theksoi se kjo ditë është kujtesë jo vetëm për Rugovën si udhëheqës, por edhe për vlerat që ai la pas: urtësinë, durimin, demokracinë, orientimin perëndimor dhe bashkimin e popullit rreth këtyre parimeve.
Ajo shtoi se sot është detyrë të ecet përpara me përkushtim të palëkundur për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, “ashtu siç e deshën dhe për të cilën sakrifikuan breza të tërë”.
“Rugovizmi jeton! Rugovizmi fiton!”, përfundoi Osmani.


