Please enter at least 3 characters.

Distria Krasniqi humbet në gjysmëfinale, tani synon medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit. 

Krasniqi pësoi humbje nga japonezja Kisumi Omori, e cila e mposhti xhudisten tonë me ‘Ippon’.

Pas kësaj disfate, Distria tashmë do të synojë medaljen e bronztë, teksa kujtojmë se në garë për medalje janë edhe Akil Gjakova dhe Nora Gjakova.

Nga kjo garë qysh në raundin e parë në ndërkohë u eliminuan Erza Muminoviq dhe Dardan Cena./Telegrafi/