Please enter at least 3 characters.

Distria fiton medaljen e artë në Kupën evropiane

2016/01/distria-fiton-medaljen-e-art-euml-n-euml-kup-euml-n-evropiane_hd.jpg

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kupën evropiane të juniorëve në Leibnitz të Austrisë, duke dalë e para në kategorinë deri 52 kilogram.

Xhudistja pejane në xhiron e parë mposhti austriaken, Lisa Stelzer, në të dytën ishte më e mirë se rusja, Tatjana Ajakina.

Evelien Cappaert nga Belgjika ishte kundërshtarja e radhës që e mposhti Distria, deri sa në gjysmëfinale mposhti brazilianen, Jessica Pereira.

Në finalen e madhe, vajza pejane mposhti përfaqësuesen nga Sllovenia, Andreja Leski për të arritur suksesin e madh. /Sporti1/Telegrafi/