Diskutojnë për varfërinë dhe rritjen ekonomike
Pjesëmarrësit në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore vijnë nga 188 vendet anëtare të këtyre organizatave.
Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri të skajshme.
Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim është i vendosur për ta ndryshuar këtë fakt. Ai është duke u kërkuar vendeve anëtare të bankës më shumë të ardhura për të ndihmuar njerëzit më të varfër. "A ka ndokush që ka jetuar me më pak se 1,25 dollarë në ditë që nuk do të bashkohej me mua këtu sot për t’ju thënë se është koha t'i japim fund varfërisë ekstreme?".
Ekonomistët thonë se rritja ekonomike globale do të ndihmojë të varfrit dhe do ta bëjë më të lehtë për 200 milionë të papunët në botë të gjejnë një punë.
Shefja e FMN-së Christine Lagarde thotë se rritja e përgjithshme po përmirësohet. "Bota e ekonomisë nuk duket më aq e rrezikshme sa dukej nëntë muaj më parë". /Telegrafi/


