Please enter at least 3 characters.

Pesë vetura përfshihen nga zjarri në Vlashnje të Prizrenit, policia jep detaje

Pesë vetura janë dëmtuar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të mërkurën në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, informacioni për zjarrin është pranuar më 9 shtator 2026, rreth orës 13:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Si pasojë e zjarrit, pesë vetura janë përfshirë nga flakët dhe janë dëmtuar.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime./Telegrafi/