Please enter at least 3 characters.

Dikush përdori dhjetëra letra ambalazhi dhe e "mbështolli" shtëpinë për të befasuar nënën

2023/12/36e750ef-7251-4138-a82c-4e8f90fd0008.jpg

Max Majewski kaloi gati pesë ditë duke e mbuluar brendësinë e shtëpisë me letër ambalazhi dhuratash.

Ai mbështolli çdo centimetër katror të dhomës së ndenjes, dhomës së ngrënies dhe kuzhinës së nënës me letër ambalazhi për Krishtlindje.

Majewski, i cili quhet @thatguymaks në TikTok, publikoi dy pamje. Në videon e parë, ai dokumentoi procesin e mbështjelljes.

Në një tjetër video ai ka regjistruar reagimin e familjes së tij. Nëna e tij shfaqet duke mbuluar gojën e shokuar teksa hyn në shtëpi, e shoqëruar nga dy motrat më të vogla të Maksit.

Max shpenzoi rreth 255 euro për 114 rrotulla letre për paketimin e dhuratave për të bërë shaka.

Videoja në të cilën ai regjistroi procesin e mbështjelljes së të gjithë shtëpisë ka mbledhur mbi 11 milionë shikime dhe më shumë se 400 mijë pëlqime. /Telegrafi/