Dihen edhe dy çiftet e radhës që do të përballen mes vete në fazën e parë të eliminimit direkt
01/12/2022
Tashmë dihen edhe dy çiftet e tjera në 1/8 e Kampionatit Botëror, ku nuk munguan befasitë nga faza e grupeve.
Japonia e cila në xhiron e fundit mposhti Spanjën me rezultat 2-1, zuri vendin e parë në grupin E, ndërsa për kundërshtarë do të ketë Kroacinë.
Ndeshja mes Kroacisë dhe Japonisë do të luhet të hënën në orën 16:00.
Spanja në anën tjetër që mbeti e dyta në grup, do të luajë ndaj fituesit të grupit F, Marokun.
Më herët janë bërë të ditura katër çifte të tjera, ku do të takohen: Holanda –SHBA-të, Argjentina – Australia, Anglia – Senegali dhe Franca – Polonia. /Telegrafi/


