Please enter at least 3 characters.

Digjet një objekt në Ohër, humb jetën një person

2018/07/zjarrfikes-SK.jpg

Njësiti Territorial Zjarrfikës i Komunës së Ohrit njofton se sot në orët e para të mëngjesit është intervenuar në një objekt privat të djegur në fazën e flakjes, në fshatin Trebenishtë - Komuna e Debarcës.

Gjatë intervenimit, theksojnë nga atje, janë nxjerrë dy persona me djegie të lehta dhe lëndime trupore.

"Në të njëjtin objekt është gjetur edhe një person i vdekur", shtojnë nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Komunës së Ohrit./Telegrafi/