Please enter at least 3 characters.

Digjet hoteli më i vjetër në Angli

2016/10/ffss.jpg

Flakët e zjarrit kanë përfshirë hotelin "Royal Clarence" në Exeter, i cili është hoteli më i vjetër në Angli.

Zjarrfikësit ende janë duke e shuar zjarrin, ndërsa nuk është bërë e ditur për të lënduar, për veç dëmeve të mëdha materiale.

"Royal Clarence" është ndërtuar në vitin 1769 dhe është objekti i parë që është quajtur hotel në Angli, pasi deri në atë kohë, kishte vetëm bujtina.

Objekti ruante stilin e ndërtimit të mesjetës dhe ka një arkitekturë të ngjashme me katedralet. /kp/