Digjen tre kiosqe dhe tre automjete në Shkup
16/07/2017
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit bën të ditur se tre kisoqe dhe tre vetura janë djegur gjatë natës së mbrëmjes në rajonin e Shkupit.
Rasti ka ndodhur në ora 1:00 të natës në rrugën ''Ferid Bajram'' në Shkup. Jan djegur një automjet transportues Iveco, një Ford Tranzit dhe një Opel Corsa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zjarri është lokalizuar, kurse një ekip i SPB-së ka kryer ekspertizën. Janë marrë masa për t'u ndriçuar rasti./Telegrafi/


