Diego Lopez mund të largohet nga Reali
01/08/2014
Portieri 32-vjeçar u bë kryesori te Los Blancos që nga koha e Jose Mourinhos, ndërsa edhe në edicionin e kaluar Carlo Ancelotti e angazhoi në ndeshjet e La Ligas.
Mirëpo, këtë verë Mbretërit e kanë arritur marrëveshje për transferimin e Keylor Navas, ndërsa në dispozicion të trajnerit është edhe Iker Casillas, i cili do ta fillojë sezonin si portieri kryesor.
Kështu njëri nga portierët pritet të largohet dhe mediat spekulojnë se do të jetë Lopez ai që do ta braktisë Santiago Bernabeu. /Telegrafi/


