Diego Godin në radarin e Manchester United
02/12/2014
Drejtori ekzekutiv Ed Woodward dhe menaxheri Louis van Gaal së fundi thanë se nuk do të sjellin lojtarë të ri në Old Trafford në afatin kalimtar të janarit.
Pavarësisht kësaj, Daily Mail raporton se Djajtë e Kuq po e përcjellin 28-vjeçarin uruguaian dhe do të bëjnë ofertë për të muajin e ardhshëm.
Madje Van Gaal raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën blerëse të lojtarit, që kap vlerën e 28 milionë eurove.
Godin erdhi te Atletico në vitin 2010 nga Villarreali dhe ishte ndër shtyllat e suksesit të skuadrës vitet e fundit, që kulmoi sezonin e kaluar me ngritjen e titullit të kampionit të Spanjës. /Telegrafi/


