Please enter at least 3 characters.

DIÇKA E EGËR SI PËLLUMB

2019/03/Bajraj-e1553584319859.jpg

Poezi nga: Xhevdet Bajraj (kushtuar mikut të tij Irfan Popaj, i ekzekutuar në natën mes 24 dhe 25 marsit të vitit 1999)

Këmisha e përgjakur rri e varur në mur
të zotin e saj e vrau dashuria

Nën qiellin e hapur të lirisë
përmendore nuk i ngritën
po një gur mori formën e tij
e tash
një pëllumb i egër i rri mbi sup
diçka e egër si pëllumb

Kur kalimtarët e rastit
heronjtë e gjallë u kalojnë pranë
ulin kokën
ulin bishtin