Please enter at least 3 characters.

Dhurohen 35 karroca për QKMF-në dhe Handikos-in në Kaçanik

Në Komunën e Kaçanikut janë dhuruar 35 karroca për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Shoqatës Handikos, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët në nevojë.

Sipas njoftimit komunal, donacioni është siguruar nga donatori Jetmir Dullovi, përmes firmës Dafina Plast, duke mbështetur drejtpërdrejt institucionet shëndetësore dhe sociale në këtë komunë.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Demnika Selmani, ka shprehur mirënjohje për këtë kontribut, duke theksuar rëndësinë e tij për qytetarët.

“Këto karroca do të vendosen në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve që kanë më së shumti nevojë. Ky donacion përbën një ndihmë konkrete për institucionet shëndetësore dhe sociale në komunë”, ka thënë ajo.

Nga komuna bëhet e ditur se ky donacion synon të lehtësojë qasjen dhe lëvizjen e personave me nevoja të veçanta, si dhe të pacientëve që përballen me vështirësi në lëvizje. /Telegrafi/