Dhurata Dora në duet me DJ Snake, kënga publikohet këtë verë me videoklip
06/06/2026
Dhurata Dora do të vijë së shpejti me një bashkëpunim të ri ndërkombëtar me DJ Snake, një nga DJ-të më të njohur në skenën globale të muzikës.
Sipas burimeve të Prive në Klan Kosova, dyshja e ka prezantuar për herë të parë projektin e ri muzikor në festivalin “World Club Dome” në Frankfurt.
Raportohet se kënga është ende në fazë përgatitjeje dhe pritet të publikohet gjatë verës, e shoqëruar edhe me videoklip zyrtar.
Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap të rëndësishëm ndërkombëtar për Dhurata Dorën, e cila prej vitesh është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/


