Dhurata Dora e mbyllë vitin me këngë të re (Video)
21/12/2016
Këngëtarja Dhurata Dora do të publikojë edhe një video në këtë fundvit.
Këngëtarja seksi do të publikojë projektin “Ayo” në bashkëpunim me Dj Geek, që është DJ zyrtar i saj.
Projekti është punuar nga Max Production në videoklip dhe në muzikë, shkruan Telegrafi.
Vetëm pak kohë më parë Dhurata publikoi projektin “Veç ty”, që është shndërruar në hit ndër fansat e bukuroshes. /Telegrafi/


