Dhunuan seksualisht një femër, policia arreston dy persona në Pejë
10/02/2020
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, të dyshuar për veprën penale "Dhunim".
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se dy personat e dyshuar kanë mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht një femër.
"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht pa vullnetin e saj viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje", thuhet në njoftim.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë./Telegrafi/


