Kanë kushtuar miliona, por pasi aty janë ulur e ngritur një numër shumë i vogël avionësh, ose nuk janë vënë fare në funksion gjithçka ka shkuar dëm dhe kanë falimentuar.
Po flasim për dhjetë aeroportet në mbarë botën, të cilët nuk e zhvillojnë më aktivitetin për të cilin janë projektuar.
Të tjerë u shkatërruan nga luftërat, por edhe të projektuar në vende të papërshtatshme.
Aeroporti Ndërkombëtar Hellenikon, Greqi. Filloi fluturimet si një aeroport ushtarak në vitin e largët 1938, ndërsa për 60 vjet shërbeu si aeroport civil. Që nga viti 2001 është jashtë funksionit pasi u zëvendësua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës. 1-Jaisalmer, Indi Asnjë avion nuk është ulur në këtë aeroport. Ndërtimi i tij kushtoi 17 milionë dollarë dhe duhej të hapej në vitin 2013. Reuters ka shkruar se ky është një nga 200 aeroportet e ndërtuara në mënyrë të paplanifikuar nga qeveria indiane për të zgjeruar fluturimet në zonat më të largëta të këtij shteti. Aeroporti Ndërkombëtar i Nikozisë, Qipro U ndërtua si një aeroport ushtarak në vitet 1930. Ai u mbyll kur u kthye në qendrën e luftimeve në një grusht shteti ushtarak nga nacionalistët grekë. Manston, Angli U mbyll në 2014 kur pronari e shiti. Por më pas sipas raportimeve aeroporti falimentoi duke humbur 139 milionë dollarë. Një kompani kohët e fundit paraqiti një propozim për të rihapur aeroportin , por ende nuk është miratuar Tempelhof - Berlin, Gjermani U ndërtua nga nazistët midis viteve 1936 dhe 1941 dhe u përdor për të ndërtuar avionë dhe armë luftarake. Ai mbeti i paprekur gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse forcat aleate donin ta përdorin atë pas luftës dhe SHBA-të morën përsipër objektin deri në 1993. Nga 2014 është marrë vendimi që aeroporti të mos preket më WH Bramble Airport – Montserrat Ishte aeroporti i vetëm për të fluturuar në Karaibe derisa u shkatërrua nga një shpërthim vullkanik në vitin 1997. Një aeroport i ri e zëvendësoi atë në vitin 2005 Kai Tak Aeroporti Ndërkombëtar - Hong Kong, Kinë. Është ndërtuar në vitin 1925, i vendosur në mes të maleve dhe ndërtesave të larta. Uljet e avionëve u kthyen në një problem tejet shqetësues pasi zonat përreth ishin të mbipopulluara. Aeroporti u mbyll në vitin 1998 dhe u zëvendësua nga Chep Lap Kok Ciudad Real, Spanjë Kushtoi 1.2 miliardë dollarë për të ndërtuar. Ai u hap në vitin 2008, por falimentoi më pas dhe u mbyll në vitin 2012. U shit në një ankand në 2015 për 100,000 herë më pak se sa kushtoi për të ndërtuar Aeroporti Ndërkombëtar i Gazës - Rafah, Rripin e Gazës. Presidenti Bill Clinton fluturoi në Gaza për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar në vitin 1998, i cili u pa si një hap drejt paqes në konfliktin e Lindjes së Mesme, por festimet ishin të shkurtra. Forcat izraelite bombarduan aeroportin në vitin 2001 në përgjigje të sulmeve militante palestineze mbi izraelitët në intifada e Al Aqsa Aeroporti ushtarak Galeville - Shawangunk, Nju Jork. Aeroporti u mbyll në vitin 1994 kur Departamenti amerikan i Mbrojtjes vendosi që vendi nuk ishte më i nevojshëm. Zona tani është pjesë e Shawangunk Grasslands National Wildlife Refuge /TCH/