Please enter at least 3 characters.

Dezinfektohet objekti ku është mbajtur simpoziumi i dermatologëve

2020/03/raguza-360.jpg

Nga restoranti 'Ragauza 360' njoftuan se pas mbajtjes së simpoziumit të dermatologëve nuk është organizuar asnjë ngjarje.

Objekti, siç thonë nga atje, është dezinfektuar nga Instituti për Shëndet Publik. Ata mohojnë se të punësuarit kanë pasur kontakt me drejtoren e cila është drejtoreshë në për sëmundje të lëkurës dhe është e infektuar me coronavrius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Të punësuarit e 'Raguza 360' nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacienten e sëmurë me coronavirus, e cila ligjëronte. Pas mbajtjes së ngjarjes deri sot s'kemi pasur evenimente apo festime", thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se me telefon është biseduar me të gjithë të punësuarit si dhe me personat që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë shërbyer në sallë.

"Tani për tani nuk kanë simptome, por vendosëm që të jenë në shtëpi, të mos vinë në punë dhe të bëjnë test për coronaviurs", shprehen nga restauruanti të cilët shtojnë se pas informacionit për drejtoreshën me coronavirus, menjëherë kanë kërkuar nga Instituti për Shëndet Publik të dezinfektojnë objektin./Telegrafi/