Please enter at least 3 characters.

Detajet e pagesës së transferimit dhe klauzola e Alexander-Arnoldit te Real Madridi

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht sot (e premte) nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli, por jo si lojtar i lirë.

Alexander-Arnold kishte edhe dy muaj kontratë me Reds para se të bëhej lojtar i lirë në mes të verës.

Megjithatë, Los Blancos nuk i kanë lënë asgjë rastit dhe kanë vendosur të paguajnë një shifër prej 10 milionë eurosh te Liverpooli, duke mbuluar edhe kontratën për dy muajt e ardhshëm.

“Real Madridi do t’i paguajë Liverpoolit një tarifë transferimi prej rreth 10 milionë eurosh për të pasur Trent Alexander-Arnoldin në Kupën e Botës për Klube”.

“Real Madridi gjithashtu do të mbulojë pagën e tij për qershorin dhe korrikun si pjesë e marrëveshjes me Liverpoolin”, ka zbuluar ekspertit i transferimeve, Fabrizio Romano.

Romano gjithashtu ka zbuluar se Real Madridi i ka vendosur edhe një klauzolë marramendëse largimi mbrojtësit anglez.

“Kuptohet që klauzola e lirimit në kontratën e Trent Alexander-Arnold do të jetë 1 miliard euro”, thuhet në postimin e Romanos. /Telegrafi/