Please enter at least 3 characters.

Detaje nga incidenti i sotëm në Çair, është plagosur një 35 vjeçar

2018/01/plagoset-me-arm-euml-zjarri-nj-euml-30-vje-ccedil-ar-n-euml-vushtrri_hd-780x439.jpg

35-vjeçari T.A nga Çairi është lënduar sot me armë zjarri.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur në orën 15:15 në rrugën "Bllagoja Paroviq" në afërsi të rrojtores "Presheva", përcjell Telegrafi Maqedoni.

I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit "Shën Naumi i Ohrit".

Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur katër gëzhoja.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/