Please enter at least 3 characters.

Dështojnë zgjedhjet në Tërnoc, Kamberi fajëson komisionerët e partisë së Daçiqit

2022/05/Shaip-Kamberi-foto-Ridvan-Slivova-2-e1655544593744.jpg

Për herën e katërt në njësinë numër 6 në Tërnoc të Luginës së Preshevës, këtë të enjte është organizuar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Por, qytetarët nuk kanë mundur të votojnë fare.

Kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka fajësuar komisionerët e partisë së Ivica Daçiq për pengesa.

“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc.  Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është 'kralevinë'. Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Këto zgjedhje ishin shansi i fundit që Kamberi të zë ulëse si deputet në Kuvendin e Serbisë. /Telegrafi/