Dëshironi të qëndroni përgjithmonë e re? Bëni FËMIJË!
Numri i fëmijëve që e lindni ka ndikim në procesin e plakjes të trupit, pasi që aq më shumë fëmijë që lindni, aq më shumë do ta ngadalësoni plakjen biologjike.
Telegrafi i sjell katër faktorë që e ndërlidhin plakjen me lindjen e fëmijëve:
Ngritja e niveleve të estrogjenit
- Estrogjeni është hormon i cili prodhohet gjatë shtatzënisë
- Estrogjeni e rregullon rritjen tonë, metabolizmin dhe zhvillimin e trupit.
- I ndihmon flokët dhe lëkurën të duken të reja
- E rrit prodhimin e kolagjenit në lëkurë dhe e lejon lëkurën të mbetet e hidratuar dhe pa rrudha
- E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Zgjata e telomereve e kthen pas orën e plakjes
- Telomeret janë kapakët mbrojtës në fundet e filleve të ADN-së që quhen kromozome
- Ato shkurtohen me çdo divizion të qelizave që është indikator i plakjes qelizore
- Plakja qelizore shpinë tek gjendja ku një qelizë është e gjallë, por jo e shëndetshme dhe e aftë për t’u ndarë
- Telomeret e shkurta janë ndërlidhur me një numër të madh të sëmundjeve përfshirë hipertensionin, depresionin, obezitetin dhe sëmundjet kardiovaskulare
- Nivelet optimale të estrogjenit ndihmojnë në zgjatjen e telmoereve, gjë që e zvogëlojnë ritmin e plakjes qelizore.
Faktorët e dietës dhe stilit të jetës
- Estrogjeni i balancon nivelet e kolesterolit dhe rritjen e eshtrave gjatë shtatzënisë.
- Konsumimi i frutave të freskët, perimeve, fibrave etj., zvogëlon stresin oksidativ dhe parandalon shkurtimin e telomereve.
- Fjetja për të paktën tetë orë brenda nate, zvogëlimi i stresit dhe lënia e duhanit ndihmojnë në optimizmin e rritjeve dhe lirimin e hormoneve.
Faktorët shoqërorë
- Edhe ambienti shoqëror në të cilin jetojmë mund të ndikoj në lidhjen tonë mes përpjekjeve riprodhuese dhe ritmit të plakjes. /Telegrafi/
- Mbështetja më e madhe shpinë në rritjen e energjisë metabolike që mund të ndahet në mirëqenien e indeve, rrjedhimisht e ngadalëson procesin e plakjes. /Telegrafi/


