Please enter at least 3 characters.

Derisa po e rinovon shtëpinë 12 milionëshe, Kylie po jeton në rezidencën luksoze që e paguan 125 mijë dollarë në muaj (Foto)

2017/05/KylieJenner-1.jpg

Kylie Jenner është duke e rinovuar shtëpinë e saj në Hidden Hills në vlerë prej 12 milionë dollarësh, ashtu që është detyruar që të jetojë me qira.

19-vjeçarja është vendosur në një rezidencë luksoze në Beverly Hills, ku paguan qira prej 125.000 dollarësh në muaj.

Sipas TMZ, shtëpia që i ka pesë dhoma gjumi e shtatë banja, dhe ndodhet në një pozitë shumë të mirë – është në shitje për 35 milionë dollarë.

Aty janë të pranishme edhe fusha tenisi dhe një pishinë e madhe një teracë të bukur.

Fotografitë që jua sjellim tregojnë luksin e shtëpisë ku po qëndron bukuroshja e klanit Kardashian/Jenner. /Telegrafi/