Please enter at least 3 characters.

Deri tani Vetëvendosje ka marrë 31 mijë vota nga diaspora - vazhdon gara mes PDK-së dhe LDK-së për vendin e dytë

2019/10/numerimi-i-votave-zgjedhje.jpg

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave nga diaspora.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, deri tani janë numëruar 41 mijë e 264 vota, transmeton Telegrafi.

Vetëvendosje ka marrë 31 mijë e 807 vota.Partia Demokratike e Kosovës 3 mijë e 773 vota.Lidhja Demokratike e Kosovës 3 mijë e 383 vota.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 998 vota.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër më 4 mars do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët nga zgjedhjet e 14 shkurtit. /Telegrafi/