Deri në fundjavë mot stabil në Kosovë
04/10/2018
Vendi ynë vazhdon edhe më tutje të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë. Pas kalimit të një frontit të ftohtë gjatë mbrëmjes së shkuar, që zbriti lehtë temperaturat ditën e sotme, ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4 deri në 8 gradë Celsius, e maksimalet nga 20 deri në 23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.


