Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet që dhunoi një grua në Fushë Kosovë
15/08/2025
Një person është arrestuar për shkak se dyshohet për dhunimin e një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtja për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.


