Please enter at least 3 characters.

Derbi në Serie A: Inter - Napoli, formacionet zyrtare

2020/07/Inter-de-Milán-vs-Napoli-Hora-y-Canal-Jornada-33-Serie-A-2015-2016-1280x720-1.jpg

Derbi i javës së 37-të në Serie A do të jetë ai në mes të Interi dhe Napolit.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:45 në Giuseppe Meazza.

Për këtë sfidë kaq të rëndësishme, Nerazzurët do të jenë pa Stefano Sensin, Mattias Vecinon, që janë të lënduar, ndërsa Gagliardini ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Napoli do të jetë pa Fernando Llorenten dhe Kostas Manolas që po ashtu janë të lënduar, gjersa Dries Mertens ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni shartues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Brozovic, Biraghi; Borja Valero; Alexis Sanchez, Lukaku.

Formacioni shartues i Napolit: Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Elmas, Demme, Zielinski; Politano, Milik, Insigne. /Telegrafi/